Selin Bollati së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës së saj në testin e kulturës në “Big Brother VIP Albania”, ku u komentua gjerësisht në rrjet për përgjigjet e saj të pasakta.
Përgjigjet e saj u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa publiku nuk është ndalur vetëm te banorja, por ka komentuar edhe për familjarët e saj.
Ndjekësit kanë kërkuar në profilin e babait të Selinës, Jeton Bollati, dhe kanë gjetur një postim të vitit 2013.
Në atë kohë, për ditëlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha, ai kishte vendosur një fotografi të tij si foto profili dhe kishte shkruar:
“Sot ka dt i madhi, i forti dhe më i bukuri i shqiptarëve. Ky ndërtoi spitalet, shkollat, ndali gjakmarrjen, thau kënetat dhe vaksinoi popullin e tij që e deshi shumë. Të rroni e ta kujtoni.”

