Selena Gomez në prag të dasmës? Zbulohen detaje të papritura nga të ftuarit

Duket se dasma e Selena Gomez është më pranë se kurrë! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare, aktualisht e angazhuar në promovimin e sezonit të ri të serialit “Only Murders in the Building”, po përgatitet paralelisht edhe për një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj: martesën me producentin e njohur muzikor, Benny Blanco.

Të hënën në mëngjes, Selena u pa në dy dalje të ndryshme publike në New York City, ku shkëlqeu me stilin e saj dhe buzëqeshjen karakteristike. Por ajo që tërhoqi vëmendje të madhe nuk ishte vetëm prania e saj, por një zbulim i papritur që bëri xhiron e rrjetit.

Gjatë një episodi të podcastit të Paris dhe Nicky Hilton, dyshja nisi të fliste për evente të ardhshme, kur papritur Nicky përmendi dasmën e Selenës. Paris, disi e zënë ngushtë, e pranoi:
“Po, [jam e ftuar]… por nuk doja ta thoja këtë.”
Nicky vazhdoi me humor:
“E di vetëm sepse e pashë në kalendarin tënd nga asistentja jote. S’ka gjë! Ajo është një vajzë shumë e fshehtë.”

Ky moment i pakujdesshëm i konfirmoi indirekt angazhimin e Selenës dhe përforcoi thashethemet që qarkullojnë prej muajsh. Fansat tani janë në pritje të një konfirmimi zyrtar dhe sigurisht, të një dasme magjike që pritet të jetë një nga më të komentuara të vitit.


Shtuar 9.09.2025 14:22