Sara i kërkon të ndahen:“Për kokë të mamit nuk të afrohem më kurrë”! Bardhi: Mos më fol as kur kalon

Sara dhe Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër menjëherë pas Primes, dhe shkak për këtë janë bërë ankesat e modeles ndaj këngëtarit se ai nuk e mbron dhe heziton gjithë kohës kur duhet t’i dalë për zot si femra e tij.

Sipas Sarës, gjithçka nisi nga debati me Ilnisën dhe përfundoi tek komentet sarkastike të opinionistëve se “Sara rreh Bardhin”. Modelja i ka bërë të ditur këngëtarit se në Big Brother nuk erdhi për t’u njohur, por për të fituar dhe ai duhet ta mbështesë në rrugëtimin e saj, gjë të cilën e ka bërë vetëm 3 herë që kur janë njohur duke dështuar si mashkull.

Përballë kësaj deklarate, këngëtari është përgjigjur duke thënë se ka bërë sakrifica të cilat nuk do t’i përmendi dhe se “nuk është jeta Prime”, por Sara theksoi se ai është duke u ndikuar dhe kritikuar atë gjithë kohën.

Në përfundim të bisedës çifti ka arritur në akord se nuk mund të ndryshojnë njeri tjetrin dhe për këtë duhet të ndajnë rrugët në shtëpi. “Nëse do të doja të të njihja, do të shkruaja si njeri në Instagram”, tha Sara, duke shtuar më vonë se për momentin është mirë që t’i japin fund dhe nëse është e shkruar të vijojnë prap kur të dalin nga shtëpia.

Sara: Ti heziton, dhe përveç kësaj më kritikon gjithë kohës. ‘Flet shumë, bën shumë’, unë kështu jam mor vëlla. Kështu jam gjithë kohës.

Bardhi: Këtë javë të kam lënë për që t’i të kuptosh se je në gabim. Nejse, kur dalim jashtë e sheh. Në fund e sheh…

Sara: Çfarë do të thotë kjo? “Në fund”, çfarë do të thotë?

Bardhi: E sheh pra… Në fund i sheh videot e prera dhe e kupton.

Sara: Çfarë?

Bardhi: Ti je nxituar me mua.

Sara: Për çfarë?

Bardhi: Për këtë që je duke thënë.

Sara: jo nuk jam nxituar. Këto janë ndjesitë e mija prej ditësh.

Bardhi: Dhe unë të respektoj maksimalisht…

Sara: Ndjesitë e mija prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën dhe deri më sot janë të njëjta. I dashur djalë, ti heziton.

Bardhi: Në rregull, më fal.

Sara: Jo, nuk është për më fal. Ti je kështu dhe unë nuk  dua të të ndryshoj. Të kam parë në situata të ndryshme, ky je ti. Përveç kësaj, edhe unë po dal keq që po të them mos hezito. Nuk dua ta bëjë më këtë gjë. Është shumë e qartë.

Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë kërkon të bësh.

Sara: Sapo ta thashë, mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdojë më.

Bardhi: Kë?

Sara: Këtë gjë.

Bardhi: Në rregull, mos e thuaj.

Sara: Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar, të vazhdojë jashtë.

Bardhi: E the njëherë këtë.

Sara: Po, por për momentin po më bën të ndihem keq. Kam konflikte për ty gjithë kohës. Bardhi, Bardhi, Bardhi, me Ilnisën gjithë kohës.

Bardhi: Dhe çfarë bëre ti në Prime?

Sara: Po lëre Primen ti.

Bardhi: Ore e ke seriozisht këtë që po më thua?

Sara: Pse po më shikon sikur se kam? Pse po e vë në pikëpyetje? Nuk dua more ta vazhdoj, po më jep vetëm ndjesi të këqija.

Bardhi: Mirë, mirë. Ti e di. Nuk dua, nuk dua…

Sara: …po vjen ti aty dhe i jep dorën Endrikut para meje dhe mua vijon të mos më flasësh.

Bardhi: Nuk të fola sepse e meritove. More kryqin dhe ti e di shumë mirë se çfarë deshe të bëje.

Sara: Po çlidhje ke ti me këtë gjë?

Bardhi: Po ti nuk e ndave me mua absolutisht, pa mbaruar Prime.

Sara: Çfarë të ndaj unë me ty? Ti që merr fjalën dhe flet për Meritonin dhe Romeon ndërkohë që mua më kanë sakatuar opinionistët? Ti nuk je as me Meritonin.

Bardhi: Jam me veten…

Sara: Jo qenke me Meritonin sepse të ishe me veten do e kishe mbrojtur veten.

Bardhi: Unë të mbrojta ty, Meritonin dhe veten. Nëse ti nuk do të vazhdosh këtë që kemi nisur, atëhere ke respekt prej meje. Përballë teje dhe familjes tënde mbaj përgjegjësi për çdo send. Nëse nuk po të pëlqej si person, si këtu si jashtë në rregull. Për gjë tjetër mos fol. Nuk do të vazhdosh më me mua, të jap dorën, të respektoj gjithmonë. Mos më akuzo për gjëra të tjera që nuk i di.

Sara: Ato janë bindjet e mija.

Bardhi: Bindjet e tua mendoj mirë.

Sara: Ore me kë po flet kështu ti?

Bardhi: Me ty moj, përderisa po të vij dhe po të them nuk dua të më pëlqesh me zor. Nuk po të them mi pëlqe defektet e mija.

Sara: Kush po të thotë ty që ti më thua të më duash me zor? Unë po them që kanë qenë disa raste që të shoh që heziton.

Bardhi: Edhe unë të kam sqaruar shumë mirë, të thash që ishte hera e fundit.

Sara: Pse e përsërite sot prapë.

Bardhi: Ishte mendimi im sepse u pyeta për mendimin tim…

Sara: Mirë, o Bardhi. Shiko je njeri i mirë dhe sa herë që të të shoh do të përshëndes. Por kaq, për kokë të mamit nuk të afrohem më kurrë.

Bardhi: As për të folur mos më fol kur kalon.

Sara: Mirë, nëse do kështu, mirë.

Kur gjithçkaje u duk se ju vu kapaku, çifti duket se i kanë sheshuar sërish ujërat, ndërsa pas një bisede të gjatë konsturktive për nominimin e fortë Romeo-Heidi-Elvis të kryer nga Garciano pas hapjes së Kutisë së Pandorës, janë parë sërish në krahët e njëri tjetrit. Momentet romantike janë pasuar me puthje pasionate dhe përqafime në krevat.


Shtuar 11.02.2024 12:12