Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ pritet të nisë brenda këtij viti dhe përgatitjet për shtëpinë e famshme duket se janë drejt përfundimit.
Të paktën këtë na lë të kuptojmë një postim i bërë nga njëra prej drejtueseve të televizionit “Top Channel”, Sara Hoxha, ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër. Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij. Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen “Top Channel”.
Shumë është diskutuar mbi moderatorin e formatit këtë vit. Ka aludime se Arbana dhe familja Hoxha kanë pasur probleme dhe ajo nuk do jetë më në krye të tij. Vetë Arbana i ka mohuar këto zëra teksa ka thënë se do e shohim së shpejti në ekran por jo se në cilin program.