Sara Gjordeni merr vendimin e papritur, jep njoftimin përmes Instagramit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka bërë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke iu drejtuar ndjekësve me një mesazh ku tregon se do të jetë më pak aktive për një periudhë.

Ky vendim duket se lidhet me nevojën e saj për qetësi dhe reflektim.

Sara shkroi se po kalon një periudhë kur “natyra njerëzore është e tillë që paqe gjen vetëm tek qetësia”.

Ajo tha se kjo periudhë do të jetë e rrallë për të dhe se do të postojë më pak derisa të gjejë sërish arsyen dhe rrugën e duhur drejt gjërave që do të dojë t’i takojë.

Ajo theksoi se nuk do të japë intervista dhe nuk do të përgjigjet pyetjeve, por kërkon vetëm mirëkuptimin e ndjekësve për këtë moment.

Ky largim i përkohshëm nga rrjetet sociale tregon se Sara po i jep prioritet shëndetit emocional dhe reflektimit personal.


Shtuar 5.10.2025 16:43

Tags: ,