Santiana Maloku, një nga ish-banoret më të diskutueshme të edicionit të fundit të Big Brother, ka vendosur të ndajë saj në Instagram mesazhet dhe komentet negative që po merr.
Qysh nga dalja e saj, Santiana është përballur me një mori kritikash dhe gjykimesh, kryesisht për lojen e saj brenda shtëpisë.
Në InstaStory-t e saj, Santiana ka publikuar një koment jashtëzakonisht ofendues nga një ndjekës, ku ai e quante atë me fjalë të rënda dhe fyese: “Bit*hi ne aksion, mos i jep hapësirë kësaj se s’din ma shumë se cucllën”.
Përveç komentit, ajo ka zbuluar edhe emrin e djalit që e ka shkruar këtë mesazh, duke theksuar se nuk ka frikë të publikojë ata që e sulmojnë në këtë mënyrë.
Në postimet e tjera, Santiana nuk ka hezituar të ndajë një mesazh të saj ku thotë: “Edhe ju tjerët, rujuni kush më shkruan, se krejtve hor ju bëj.”
Ajo ka shprehur gjithashtu frustrimin e saj për sulmet dhe përpjekjet e disa individëve për ta gjykuar publikisht.