Engjëll Lengo është bukuroshja e cila u bë e famshme në “Love Story” dhe doli në takim me Saimirin. Engjëll ishte një nga vajzat më të përfolura edhe pse në fund Saimiri nuk e zgjodhi.
Por ish konkurrentja ka gjetur dashurinë në jetën e saj dhe ai nuk është i panjohur për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Vani Gjuzin, këngëtarin e njohur.
“Historia ime e vërtetë e dashurisë”, shkruan Engjëll.
Edhe ditë më parë ish-protagonistja e “Love Story 1” ka postuar fotografi dhe video në Instastory ku shihej e lumtur në krah të këngëtarit të njohur./albeu.com/