Sa vjeç bën sot? Vera Grabocka feston ditëlindjen, urimi i Timo Fllokos është më romantiku që keni parë këto kohë

Duket sikur vitet për të kanë ngecur dhe se koha e ka “dënuar” të mbetet përjetë e re. Vera Grabocka feston sot ditëlindjen e 72-të, por mosha me pamjen nuk lidhen aspak.

Vera Grabocka ka shkruar historinë e suksesit në televizion, ajo ka sjellë për publikun shqiptar formatet më të suksesshme në botë si Dance with me, X Factor, Your face sounds familiar, Në kurthin e Piter Pan e shumë të tjera duke u kthyer kështu në një femër idhull për shumë personazhe.

Sot në ditëlindjen e saj, Vera ka marrë një urim special nga Timo Flloko të cilin e ka publikuar vetë në profilin e saj. Është një poezi që i dedikohet producentes./albeu.com/

Dedikimi i Timo Fllokos për Vera Grabockën:

21 Mars, ekuinoks
Verës.

E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.

Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.

Happy Birthday Love Of My Life ❤️