Sa vjeç bën sot? Ikonë e Teatrit shqiptar, Mehdi Malkaj feston ditëlindjen

Mehdi Malkaj ka lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt dhe këtë vit ka festuar 71-vjetorin e lindjes.

Malkaj ka qenë një nga aktorët më këmbëngulës në protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ishte ai që preku gjithë shqiptarët me sytë me lot kur TK u hodh në tokë.

Aktrimi i tij bie ne sy per perdorimin e elementeve te bufonades, te burleskut, gjithashtu edhe per mbajtjen e nje linje realiste, net e cilen fiton perparesi te sjellurit dhe pershtatshmeria ndaj tipit a karakterit qe interpreton.

Rrjedh nga nje familje qe kane patur lidhje me artin , babai që këndonte shumë mire, xhaxhai që luante në skenë si aktor dhe i binte baterisë (gjithmonë si amator), po ashtu edhe vëllain e madh që bëri të njëjtën gjë. Nga ata rrjedh edhe Mehdiu që nga shofer u be nje aktor i dashur me shume i njohur ne zhanrin e komedise . Ai qe i ri kishte si dhunti humorin dhe per kete behet koshient qe te arsimohej ne kete drejtim . Keshtu ne vitin 1980 ne moshen 28 vjecare konkuron ne Akadamine e Arteve perpara nje jurie me emra te medhnj si : Gëzim Kame, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Luftar Pajo, Anastas Kristofori, Minella Barova, Birçe Hasko, Lazër Filipi etj te cilet e shpallin fitues. Pas diplomimit ne vitin 1983 caktohet ne Estradën e Ushtarit me nje aktivitet ne kete estrade prej 10 vjeteve. C`eshte me e keqja asgje nga rolet e tije ne kete estrade nuk jane te filmuara, pra 10 vite pune qe i kane ikur, edhe pse bëheshin 4 premiera në vit edhe pse ne keto 4 premiera Mehdi Malkaj luante 5-6 personazhe, te cilat nuk jane askund ne rregjistrim.

Më pas kalon në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Nga ku aktori dhe rregjizori Koco Devole do te kete nje ndikim te madh ne karrieren e tij. Eshte pikerisht Kocoja qe i afron nje rol te madh ate te Xha Brahos ne telekomedine “Gjuetia e fundit” ne fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas te gjithe flasin per kete personazh qe mbante psikologjine e nje populli si barre ne kurriz, por aktori qe e luante me aq mjeshtri nuk njihej . Qe nga ai moment te gjithe e njohin ate si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin ne emer.
Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dyte eshte parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj

Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomedite dhe skecet ku padyshim me I sukseshmi mbetet Xha Braho.

Ne vitin 2007 marre pjesë në festivalin e Gjilanit duke u shpallur aktori më i mirë i ketij festivalit.

Filma dhe Komedi:
1987: Përrallë nga e kaluara (Milo budallai); 1990: Jeta në duart e tjetrit (roli i nje pijaneci); 1990: Shpella e piratëvet (babai i Lolos); 1992: Gjuetia e fundit (Xha Braho); 1993: Qind për qind (Bajrami); 1994: Nekrologji ; 1994: Oreksi i madh 1995: Plumbi prej plasteline ;1996: Gjithe fajet i ka paraja; 1996: Oktapodi; 1997: Dashuri me krisma ; 1998: Nata; 1999: Po vjen ai; 2002: Njerez dhe Fate (serial televiziv); 2005: Kush ma martoi vajzën; 2005: Trapi i vjetër; Epopeja e supes; 2006: Pocari; 2008: Ne dhe Lenini (Emil Bregu); 2011: Ngushtë