Sa qenka rritur! Si rrallëherë, Rudina Magjistari publikon fotot e vajzës së saj

Në rrjetet e saj sociale ka me qindra postime, por kur bëhet fjalë për fotografitë apo videot me njerëzit e zemrës Rudina Magjistari e di mjaft mirë që duhen vendosur disa filtra: nuk mund t’i ndajë me çdokënd.

Për këtë arsye gjatë gjithë kësaj kohe ajo i ka shfaqur publikut vetëm copëza nga familja e saj, por ja që gjatë pushimeve mund të bëhen edhe përjashtime, ndaj s’është habi që sot pamë në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të Mias.

Prej disa ditësh, Rudina ndodhet me pushime në Afrikë dhe përveç se ka ndarë pamje nga vendi, këtë herë ka publikuar disa foto të Mias.

Vogëlushja qenka rritur aq shumë, sa tani moderatorja përveç se vajzë e ka edhe si shoqe.