Sa qenka rritur, Rudina Magjistari ndan për herë të parë portretin e të bijës (FOTO LAJM)

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Prej disa dekadash ajo nuk ka bërë asnjëherë mungesë në ekran, dhe gjithmonë ka qenë pranë publikut me programin e saj të pasdites.

Në mesin e fotografive dhe videove, Rudina ka zbuluar për herë të parë portretin e plotë të së bijës Mia, për të cilin është kujdesur gjithmonë që ta mbulojë me emoji me zemra apo t’ia bëjë me blur.

Rudina u bë nënë 8 vite më parë, më 29 nëntor 2015, dhe në këtë ditëlindje duket se mami dhe babi i Mias i kanë bërë dhuratë këtë udhëtim të bukur vajzës së tyre.


Shtuar 30.10.2023 10:30