showbiz

“Sa më mungon!” Letra emocionuese e vajzës së Ferdinand Radit, ditën e ndarjes së tij nga jeta

Nga Andeta Radi

Sa mirë të njihja dhe sa shumë më njihje…

Të lidhura

None found

Sa shumë diskutime dhe sa rrallë qetësi midis nesh, por sot qetësia jote më është akull që ma ngrin shpirtin.

Më është zjarr që ma djeg mendjen, më është ujë që ma fundos zemrën…

Ti je, por s’je më… për Egin që aq shumë e deshe dhe e le të mbështeste kokën në prehrin tënd në të fundmet minuta të tuat.

U ngjite te një yll lart në qiell, që ai e vështron dhe shpesh flet me ty…

Do të shkëlqesh që lart e do ta shohësh të rritet e të bëhet burrë.

Shkurti është muaji që të vodhi nga ne dhe na solli kaq dhimbje, por është edhe muaji kur lindi Nocol… një tjetër kënaqësi e jetës…

Me sa duket ti mendove të na balancoje dhimbjen me gëzimin e jetës së re që erdhi…

Ajo nuk të njeh… ajo thjesht ka dëgjuar që ti ke ikur…

Ra për të fjetur dhe papritur në mes të natës u zgjua dhe më tha:

Mami e dua Babi Nandin… pastaj ra sërish për të fjetur…

Të jetë rastësi, apo nga dashuria e madhe që dije ti të jepje vendose t’i flasësh në ëndërr dhe t’i thuash se do të doje shumë e ta mbaje në krahë…

Ta shihje kur ecte… ta merrje përdore dhe të shetisnit së bashku diku…

Sigurisht që diçka i ke thënë sepse ajo mbylli sytë… fjeti dhe buzëqeshte në gjumë.

Faleminderit babi, që më lejove të të përqafoj përpara se të largoheshe përgjithnjë.

Faleminderit që më mësove rrugën tende dhe unë eca e sigurt në të.

Faleminderit që më bëre të fal gjysmën e dashurisë që ti dije t’ua falje njerëzve…

Faleminderit që më mësove së të qash nuk është turp por është njerëzore…

Dhe njerzorja ime sot derdh shumë lotë se ti më mungon shumë…

Sot edhe pse qielli është i errët e di se ti ndriçon diku…

E di se tani je larg, shumë larg… e di se po të ulëras me gjithë thellësinë e shpirtit.

Fjalet e mia do t’i marrë er, e do t’i përcjellë tek yjet, yjet tek hëna dhe në veshët e tu do të vijnë fjalët e mia:

Të dua shumë babi…dhe do të shihemi!

Të kam thënë në njëmijë mënyra sa të dua por dua të ta them sërish pa fund…

Se më mungon shumë dhe të lutem nëpër erë na dërgo një puthje mua dhe Rozit.

Sepse që nga lart ti mundesh për gjithçka…

Je idhulli që na drejton në jetë të dyjave… Të duammmm shuuuuuuumë!

të fundit

Will the DP leader take the first step and leave politics? Berisha is firm: If I leave, Rama gets stronger

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një…

3 minutes ago

Lawyers on boycott over regulation, GJKKO decides Meta and Kryemadhi trial to continue without defense lawyers

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika…

3 minutes ago

Lecturers protest again, union head: Support for students in their revolt against the government! We will join them at Parliament

Këtë të enjte, pedagogët kanë nisur të mblidhen përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve,…

4 minutes ago

Video/ Clash and physical confrontation between SP and DP MPs, the Guard intervenes! What happened within minutes inside Parliament

Ditën e sotme, seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS…

4 minutes ago

US Congresswoman Alexandria Ocasio-Cortez calls on the Rama government: Stop the violence against protesters! Respect Albanians’ freedom of expression

Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje…

4 minutes ago

LSDM paralajmëron shtrenjtim të energjisë dhe ngrohjes: familjet pritet të përballen me kosto më të larta nga janari

Nga LSDM thonë se po paralajmërohet një valë e re rritjesh çmimesh dhe një goditje e re për buxhetet familjare…

5 minutes ago