LSDM deklaron se qytetarët mund të përballen me një tjetër valë rritjeje të çmimeve, përmes faturave më të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes duke nisur nga Viti i Ri.
Sipas kësaj partie, MEPSO ka kërkuar rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike nga janari 2027. Në të njëjtën kohë, është paralajmëruar edhe një shtrenjtim i ri i ngrohjes, që do të ishte i treti brenda këtij viti.
None found
LSDM thekson se shpenzimet e jetesës janë rritur me 4,000 denarë që nga janari.
Në tetor, shporta totale e konsumatorit e kaloi vlerën prej 70,000 denarësh, ndërsa bashkë me qiranë shuma u rrit mbi 90.000 denarë.
Partia vlerëson se as tre paga nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet bazë të jetesës.
“Punëtorët në Maqedoni mezi po ia dalin, ndërsa pagat e tyre mbeten ndër më të ulëtat në Evropë”, shprehen nga LSDM.
Nga 540,000 punonjës gjithsej, rreth 180,000 prej tyre marrin më pak se 31,200 denarë në muaj. Paga minimale vazhdon të jetë 26 mijë denarë, ndërsa 33% e punonjësve në Maqedoni kanë të ardhura nën vijën e varfërisë.
LSDM thotë se qytetarët po jetojnë në kushte të vështira: punojnë dhe përpiqen të përballojnë shpenzimet, por varfërohen gjithnjë e më shumë.
“Mickoski i çoi në këtë gjendje. Ai refuzoi ta rrisë pagën minimale në 600 euro dhe hodhi poshtë çdo masë të LSDM-së që do t’i ndihmonte qytetarët të përballonin goditjet e çmimeve”, thuhet në reagim.
Partia akuzon Mickoskin se, në vend të rritjes së pagave, po shqyrton importimin e punëtorëve ekonomikë si fuqi punëtore me kosto të ulët. Nikolovski ka përmendur 50,000 punëtorë ekonomikë, ndërsa Mickoski e ka rritur këtë shifër në mbi 100.000.
“Edhe në rishikimin e ri të buxhetit mungon rritja e pagës minimale, mungojnë 600 euro për punëtorët, nuk ka masa dhe as ndihmë për bujqit”, deklarojnë nga LSDM./Telegrafi/
Lidhur me publikimin e disa pamjeve ku një person ka hyrë dhe ka xhiruar në kampin e Njësive Speciale të…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kanë kujtuar në Samitin e Procesit të Berlinit në…
Ekipet snajperiste të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë zënë vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të qitjes me snajper “BORAN…
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski pret mesazhe të forta në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si…
Dusan Vlahovic dhe Ernest MuçiErnest Muçi zhvilloi paraqitje të nivelit shumë të lartë në ndeshjen Trabzonspor – Besiktas, 2 –…