Vajza e Rudina Magjistarit është rritur dhe këtë na e ka treguar vetë moderatorja. Nënë e bijë ndodheshin së fundmi në sallën e Operas dhe Baletit, ku kanë ndjekur së bashku shfaqjen.
Nga atje Rudina ka ndarë një foto me Mian që pushon në prehërin e saj ndërsa ajo i dhuron një puthje.
“Kur te voglen time e ze gjumi ne prehrin e mamit. Kishte dite te gjate dje, por donte me patjeter te shihte Festivalin ne salle”, ka shkruar Rudina, e cila e ka mbajtur vajzën larg rrjete sociale, por herë pas here ndan këto momente kaq të ëmbla.