Rudina tregon porosinë që i ka dhënë Olsit para se të futej në BBV3

Ditën e sotme “Big Brother Fan Club” nisi nga puna për të pasqyruar dinamikat e ‘BBV3’, nën drejtimin e Enxhi Nasufit ndërkohë që si opinionist të këtij programi është përzgjedhur Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka.

Një ndër të ftuarat e ditës së sotme, ka qënë aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila ka dhënë komentet e saj në lidhje me personazhet e njohur që i janë bashkuar edicionit të tretë të “Big Brother Vip”. Ndër personazhet e shumtë, ai që është paksa më i veçantë për Rudinën është Olsi Bylyku, i cili është mik i saj.

“Mezi prita të hynte. Nuk e kisha të sigurt që do hynte por që në momentin që u përfol, kam folur çdo ditë në telefon me të dhe i kam dhënë një porosi. Jam shumë në ankth nëse ai do ma mbarojë si porosi dhe vetëm aty më rreh domethënë. Vetëm ajo gjë më intereson. Olsi duhet të zgjohet çdo mëngjes, para kamerave dhe të thotë: O Rudina Dembacaj, o super pjeshkë”, ka thënë aktorja duke shkaktuar të qeshura në studio.


Shtuar 21.01.2024 22:21