Sarah Dzafce, me një baba nga Kosova dhe një nënë nga Finlanda, është shpallur Miss Finlanda 2025.
Ajo tha se trashëgimia e saj e përzier i ka lehtësuar lidhjen me njerëz nga kultura të ndryshme dhe ia atribuoi fitoren mbështetjes së fortë familjare.
Shoqeruesja e parë ishte Tara Lehtonen, ndërsa Julianna Kauhaniemi zuri vendin e dytë. Konkursi u zhvillua të shtunën në arenën Hype në Espoo.
Finlanda ka një histori të gjatë në konkurset e bukurisë, me arkiva që datojnë që nga viti 1933 deri në 1978, të disponueshme për publikun në shërbimin e transmetimit Areena të Yle.