“Kam dashuruar, por kurrë s’më dashuruan”. Kjo është deklarata e fundit e këngëtares së njohur Jennifer Lopez, e cila ka theksuar se asnjë nga partnerët e saj nuk i ka dhënë dashurinë që ajo kërkonte.
Këngëtarja 55-vjeçare ka deklaruar se ka kuptuar që problemi nuk qëndronte tek ajo, por tek partnerët e saj të cilët nuk ishin në gjendje të donin, sepse nuk donin as veten e tyre.
“Ma dhanë gjithçka: unaza, shtëpi, martesë… por jo dashuri. Dhe e kuptova se as unë nuk e doja plotësisht veten,” pranoi ajo. E njohur për baladat romantike, Jennifer Lopez, tha se pothuajse të gjitha këngët e saj flasin për kërkimin e dashurisë së vërtetë.
Pas ndarjes nga Ben Affleck në vitin 2024, me të cilin ishte martuar dy vite më parë, artistja duket se është përqendruar te vetja. “Është një udhëtim i vështirë, por mëson se dashuria e vërtetë nis nga brenda,” përfundoi ajo.
