Rrëfimi emocionues i Silva Gunbardhit për të birin: Është i vetmi që më fshin lotët

E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, Silva Gunbardhi rrëfeu përjetimin e saj si nëna e Dalvit. Një djalë 8-vjeçar që tashmë është mjaftueshëm i rritur sa të kuptojë emocionet e nënës së tij dhe t’i falë asaj mbështetjen që i nevojitet.

Silva Gunbardhi: Ashtu siç e kuptoj unë Dalvin, më kupton edhe ai mua. Unë dua që jo vetëm të rritet i lumtur, por edhe të bëhet një njeri i mirë. E vlerësoj shumë njeriun. Do e kisha që ai gjithmonë të ndalte dhe të më dëgjonte, ta ndiente dhe ai siç e ndiej unë shqetësimin e tij, gëzimin e tij, pavarësisht se nuk ma thotë dhe deri tani ai më kupton më shumë nga të gjithë.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Silva Gunbardhi: Sa herë jam e mërzitur, është i vetmi që vjen dhe më fshin lotët.

Rudina Magjistari: Oh, sa prekëse kjo!

Silva Gunbardhi: Më përqafon dhe përqafimi i tij më shkon në shpirt. E ndiej shumë, më jep shumë forcë, shumë.


Shtuar 5.07.2023 09:10