Rozana, Klajdi, Gjesti dhe G-Bani, kanë pak ditë që ndodhen të mbyllur në një ‘shpellë’ pasi u dënuan nga Vëllai i Madh, për shkak të shkeljeve të rregullave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Madje që të katër banorët, janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën mbrëma.
Momentet në ‘shpellë’ kanë qenë nga ato të bukurat, me batuta, biseda të qeta dhe këngë, por nuk kanë munguar as debatet me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme G-Bani i ka thënë Rozanës se ajo nuk e ka shok Gjestin, por e mban afër për interes. Ai shtoi se nuk e ka për brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” por për jashtë.
I pyetur nga Rozana se pse i intereson Gjesti jashtë, G-Bani preferoi të mos i kthente përgjigje, por këtu ndërhyri Klajdi dhe tha: “I interesojnë fansat e Gjestit thua ti” e banori e pohoi.
Pjesë nga biseda:
G-Bani: Ti Gjestin e ke shok? Sa më ke shok mua. Unë të dhimbsem pak, mishin ma ha po kockat mi ruan
Rozana: Ti më je dhimbsur gjithmonë. Kurse Gjesti s’të dhimbset thua
Rozana: Unë Gjestin e kam shok
G-Bani: Ti të këput në mes. Shok për interes
Rozana: Ça interesi? Më duhet mua të më shpëtosh ti? Ta kam kërkuar ndonjëherë?
G-Bani: Jo moj nuk e ke për interes këtu brenda se nuk je ti aq e cekët sa të shohësh interesin këtu brenda. Këtu je futur për ta fituar vetë me forcat e tua.
Rozana: Kam interes për jashtë?
Rozana: I kam bezdi njerëzit që nuk i çojnë gjërat deri në fund
Klajdi: I interesojnë fansat e Gjestit thua ti?
G-Bani: Besoj se i intereson publiku i Gjestit
Klajdi: Nuk ka ndonjë të keqe Rozana
G-Bani: Sa erdhën 3 dronat, nisi kjo Gjesti, Gjesti
Rozana: Me Gjestin kam qëndruar që ditën që ka ardhur te vaska. I kam thënë Gjestit nëse ka njeri që do i bie në fund, je ti.