Rozana debaton me Gjestin: Nuk mundesh me dalë nga kjo treshe

Teksa u duk se Rozana dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sot ata patën një debat mjaft të fortë. Të ndodhur në ‘shpellë’ për shkak se u dënuan nga Vëllai i Madh për shkelje të rregullave, ata u përplasën me njëri-tjetrin kur G-Bani tha se Rozana e bëri shok banorin pas 3 dronëve që erdhën për të.

“Që kur kam ardhur ditën e parë më ka gjuajtur edhe kjo, kur e ka parë se sa është ora… prej dronëve”, bie dakord Gjesti me G-Banin.

Sipas Gjestit, Rozana ka dashur që ta prishë me Eglin, ta bëjë atë të flasë keq për Eglin dhe të nxjerrë Eglin xheloze për Rozanën.

“Rozana mua dhe Eglin do të na shikojë jashtë, për këtë është munduar me hy në treshe, po unë derën ja kam çelë”, tha Gjesti.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Nuk mundesh me dalë nga kjo treshe

Rozana: Unë ty nuk të komentoj më, zero

Gjesti: Nuk mundesh me dalë

Rozana: Pse? E para ti nuk mundesh me pushu, pusho

Gjesti: Nuk mundesh se të kam çelë derën e të kam shti në treshe

Rozana: Pusho

Gjesti: Po ti them gjërat në sy, me ça strategjie më je afruar, me më prishë me Eglin, me më shti me fol keq për Eglin, Eglin me nxjerr xheloze ndaj teje

Rozana: Eglin ke thënë se nuk e do, kurrë, asnjëherë, po ti je fëmija im

Gjesti: Dronat kur i ke parë, vetëm treshe ke menduar

Rozana: Kur kanë ardhur dronat?

Gjesti: Kur kanë ardhur, kanë ardhur

Rozana: Ah zemra ime. Do ngelësh vetëm me Eglin

Gjesti: Nuk kam dashur me të thënë diçka në prime veç mos me hapë këto tema në prime. Thosha veç mos të bëhet e madhe. Me ti pa nxjerrë këto gjëra në prime ti veç poshtë.


Shtuar 30.01.2025 18:24

Tags: ,