Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

Moderatorja e njohur Roza Lati, prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.

Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundmi, Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre, teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë, moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Per martesen është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni”, tha Roza


Shtuar 28.06.2025 14:41

Tags: ,