Në rubrikën e intervistave me “Top Albania Radio”, banorët kanë patur mundësi të njohin më mirë njëri-tjetrin pse jo dhe strategjitë dhe idetë e tyre për lojën. Roza ka veçuar Julin si një nga banorët që sipas saj ka luajtur shumë mirë me gurët e nominimeve. Këtu përmendi rastin e Gracianos dhe një rast tjetër me Romeon.
“Saherë që i është dhënë në dorë dikujt për të lëvizur gurët e nominimeve, lëvizjet më të bukura i ka bërë Jul Deda. Nuk po e them sepse e kam mik por më kanë pëlqyer lëvizjet e gurëve të tij Siç nxori Gracianon. Më ka pëlqyer kur ka qenë te dhoma e rrëfimit, bashkë me Romeon dhe mënyra sesi e zhdërvjelltësoi prap nominimin në vazhdim. Pra, tek nominimet më ka pëlqyer si ka lëvizur gurët”, tha Roza Lati.
https://www.instagram.com/reel/C5Lzadjt8tg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=af91c4a4-7012-46d3-b29c-7688bee5e54c








