Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka rrëfyer së fundmi në BBVK disa aspekte të rëndësishme të karrierës së saj muzikore dhe ndikimin që kjo ka pasur në jetën e saj personale.
Në një bisedë me Gjestin, Rovena foli për përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës, duke theksuar se ky dedikim ka sjellë jo vetëm sukses, por edhe sakrifica të mëdha.
Të lidhura
None found
“Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës,” pranoi këngëtarja, duke treguar se përparësitë e karrierës shpesh e kanë privuar nga mundësia për të ndërtuar një jetë familjare.
Përveç kësaj, Rovena ndau mendimet e saj mbi partnerin ideal, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një lidhjeje në të ardhmen.
