Rosela Gjylbegu merr vendimin e papritur dhe bën akuzat e forta për Festivalin e RTSH: Drejtohet nga njerëz të paaftë dhe dashakeqës

Që nga dalja në “Ethet e së premtes mbrëma”, në vitin 2003, Rosela Gjylbegu është nga ato këngëtare që ka punuar fort për të mbajtur emrin dhe prestigjin që ka sot në profesionin e saj.

Ky spektakël siç e ka potencuar disa herë ia ndryshoi jetën dhe i dha një mundësi për të treguar talentin në vijim.

Të lidhura

None found

Pavarësisht që vazhdoi pjesëmarrjen nëpër kompeticione të tjera të famshme muzikore, artistja nga Shkodra shquhet për një sërë hitesh si: “Vazhëzo”, “Maratonë”, “Jam Aty”, “Rri me mua”, “Formula e Lumturisë” e më shumë.

Por prej kohësh e kemi parë të distancuar nga skena. Në një intervistë së fundmi për telegraf ajo është pyetur edhe për mungesën e saj në festivalin e RTSH ku ka qenë pjesmarrëse e përhershme.

“Kam qenë pjesëmarrëse e rregullt derisa u ndjeva e pa respektuar, mendoj që procesi i fest të RTSH-se çalon prej vitesh, sepse është drejtuar nga njerëz të paaftë, mendje ngushtë, dhe dashakeqës që e çuan këtë festival në këtë pikë duke larguar, autorët e artistët me të mirë në vend. Duke krijuar pa kënaqësi jo për çmimet po për nga mënyra e trajtimit pa respekt ndaj artistëve”, është shprehur Rosela.

Gjithashtu ajo është shprehur se për sa kohë që nuk ndryshojnë drejtuesit nuk do të jetë pjesë e këtij festivali.

“Për sa kohë do të drejtohet nga njerëz që duan ta dëmtojnë festivalin nuk besoj se ja vlen pjesëmarrja… Uroj që gjërat të ndryshojnë”, e mbyll ajo.