Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka dhënë një intervistë në podkastin e Ilnisa Agollit. Ajo ka treguar se nëna nuk i ka folur për 6 muaj.
Dhe shkak është bërë një këngë provokuese, e këngëtares siç është kënga “Mos ma lësho”.
Ronela tha se ndonëse ajo publikon shumë këngë me tekste të mira, vëmendja e publikut shkon gjithmonë te një këngë provokuese
“E di ca do ha unë pas kësaj interviste apo jo? Mua ajo s’më ka folur me gojë për një këngë që unë kam bërë “Mos ma lësho”. Ajo me të drejtë se mos ma lësho, çdo lëshonte në fund të fundit. Nuk më foli për 6 muaj. Por unë me thënë të drejtën i bëj gjërat me mendim, siç bëj gjëra shumë provokuese bëj dhe këngë që kanë tekste shumë të mira. Dhe deri diku të vjen inat se unë bëj 6 këngë me tekst shumë të mira dhe një provokuese dhe vetën aty kapen njerëzit”, tha ajo.