Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje.

Pas shumë vitesh që ka qenë shpesh në qendër të komenteve negative për peshën e saj, Ronela ka treguar se ka humbur plot 15 kilogramë.
Në një story të publikuar në Instagram, ajo ndau një foto nga pasqyra e ashensorit, ku kishte shkruar me humor: “-15 killos hajde ciao”.

Krahas suksesit në aspektin personal, Ronela prej kohësh është gjithashtu në qendër të vëmendjes për jetën e saj sentimentale.

Këngëtarja ka zbuluar se është në një romancë, duke ndarë disa foto me partnerin, por pa e treguar plotësisht fytyrën e tij, duke mbajtur kështu një dozë misteri.

Transformimi fizik dhe periudha e re në jetën private duket se i kanë dhënë Ronelës një energji të re.


Shtuar 13.09.2025 22:22