Ronela Hajati për foton e bujshme në Eurovision: E ka fshirë babi im nga lart (VIDEO)

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion, ka folur për foton e publikuar pak ditë më parë, ku u shfaq duke qarë.

Ronela tha mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” se ishte moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.

Të lidhura

None found

“Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim”.

E përlotur, Ronela Hajati foli edhe për babain e saj të njerë.

“Unë shkoj në varreza, i lutem atij njësoj si zotit, mundohet shumë. Gjithmonë njerëzit që mundohen shumë, një ditë i del për mirë.”

“Këtë foton që e kanë hequr e ka bërë babi im nga lart”, tha Ronela mes të qeshurash, per foton e saj shume te komentuar qe u fshi nga Eurovision.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)


Shtuar 5.05.2022 10:57