Anaid Kaloti ishte i ftuar tek E Diell, ku ka zbuluar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin, është Romeo Veshaj.
Sipas tij, në “Instagramin” e Romeos, për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.
Anaidi: “Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg”.
Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?
Anaidi: “Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë”.
Ed Manushi: “I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer”.
Anaidi: “Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane”.