Romeo dhe Juli kanë patur një ‘përplasje’ pasditen e sotme me njëri-tjetrin.
Ka qenë Juli ai i cili e ka ‘akuzuar’ Romeon se ka dy javë rresht që merret me gratë e shokëve, duke përmendur ktu Ilnisën e cila momentalisht nuk është më pjesë e garës së ‘Big Brother Vip3’.
E megjithatë Romeo i ka hedhur poshtë këto ‘akuza’ duke u shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Juli: Ti je personi që je marrë dy javë rresht me një gjë shumë të shpifur. Dhe kam qenë unë ai që të kam thënë mos u merrni me gratë e shokëve.
Romeo: Nuk ishte faji im. Mua më vinte Ilnisa më ngacmonte dhe unë nuk i ktheja përgjigje.
Juli: Po juve ju nxorrën në klipin e kësaj të marte duke u marrë me këtë punë. Deri dje u morët të dy. Keni bo gjëra të shpifura këtu pafund dhe keni bërë të gjithë!