Rogerti ofendon Malin dhe Stenaldon në debat: Të dy jeni femra!

Dita e sotme ka nisur mjaft e zhurmshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Rogerti ka patur një debat mjaft të fortë me Malin, të cilit iu drejtua në një moment duke i thënë se është femër.

Ai nuk e la me kaq, pasi futi edhe Stenaldon në këtë koment të tij. Ndërkohë Mali i kthehet se do të mbajë përgjegjësi për këto fjalë që nxjerr nga goja e tij për të.

Rogerti: Rri te loja aq sa ke mundësi, mos u kap me mua. Ti vetëm me mua nuk mundesh. Për me u kap për fitoren që nuk dorëzohem kurrë. Ti vëlla je njeri që dorëzohesh. Kur nuk shkojnë gjërat si do ti, ti dorëzohesh. Ky është problemi jot. E njeriu që nuk fal njerëzit e tjerë, është njeri i humbur gjithë jetën e vet.

Mali: Unë të kam nxjerr me zarf të zi, unë të kam prishur lojën me Selin. U krye ky muhabet. Krejt gjërat që janë bërë në këtë shtëpi, ti kam bërë unë.

Rogerti: Unë jam duke folur për jetën, jo për lojën.

Mali: Nuk më prekin fjalët e tua.

Rogerti: Po nuk fale i rob, ti je njeri kot në jetë

Mali: Kam duruar 7 orë, duroj me muaj e me vite. Se kam problem.

Rogerti: E ke bërë viktimën. Jemi ulur me fol tamam dhe ke thënë nuk dua të flas. Jam shumë i kënaqur me ça ka ndodhur.

Mali: Si bos i kam përballuar të gjitha.

Rogerti: Rrugëtimi im është në zhvillim e sipër, i joti në ulje.

Mali: Duke sharë? Duke u përmendur të gjithëve familjen?

Shëndriti: I the Malit ti je femër

Rogerti: O vëlla është një konotacion që i thuhet dikujt kur bëhet ‘Preçi i grave’. Rri urtë, siç më kanë thënë mua plak i vjetër e gjëra

Mali: Po përdor gjininë? Do të mbash përgjegjësi për këto, t’a dish

Rogerti: Sa herë shoh dy femra duke u zënë dhe ky shkon dhe suporton një femër tjetër, ky për mua është femër, ik tani.

Mali: A ishte duke u zënë njeri sot?

Rogerti: Na çove prej gjumi dhe e hëngre

Mali: Edhe me gjininë e tjetrit duke bërë koment.

Rogerti: Jo, është mënyra e lëvizjes tënde që shkove, karakterin tënd që tregove kur Nikol po zihej me gocat.

Rogerti: Erdhët ti dhe Stenaldo, të dy jeni femra, nuk keni pikën e me qenë meshkuj, gjë shumë e thjeshtë.


Shtuar 18.03.2026 16:30