Rogerti habit me deklaratën e tij në dhomën e rrëfimit: Miri dhe Selin i kam kundërshtarët më të fortë

Pas Prime-it të së martës, ku Rogerti vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për t’u futur vetëm disa minuta më vonë, ai ka komentuar lojën e tij në dhomën e rrëfimit.

Rogerti e quajti veten të dobët pas kësaj lëvizjeje, ndërsa u shpreh se kundërshtarët më të fortë për të në lojë janë Miri dhe Selin.

“Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime. As unë nuk e njoh veten tamam. Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë. Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri mezi priste që të dilja”, u shpreh Rogerti.

Rogerti vendosi ta linte shtëpinë në Prime-in e mbrëmjes së kaluar pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi.

Monika komentoi debatin e fortë që Rogerti pati me Selin, gjë që çoi në vendimin e papritur të banorit për të dalë nga dera e kuqe.

Rogerti sot u shpreh se ka vendosur t’i rikthehet lojës me mirësjellje dhe pa ofendime ndaj banorëve.


Shtuar 4.03.2026 21:21