Rita Ora vjen me një lajmërim të rëndësishëm për fansat e saj në Japoni

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë të ditur se do të mbajë një mini-turne në Japoni muajin e ardhshëm. Lajmin e ka ndarë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X ku zbuloi se më 15 tetor do të performojë në Tokio, ndërsa më 17 tetor në Osaka. “Konnichiwa Japan! Jam shumë e emocionuar që do të rikthehem tek ju muajin tjetër. Siguroni biletat tuaja tani sa mundeni”-shkroi Ora në postimin e saj. Për momentin, janë zbuluar vetëm këto dy data, por pritet që turneu të zgjerohet me edhe dy performanca të tjera në qytete të ndryshme të Japonisë.

Ky turne vjen në një periudhë të ngarkuar për Rita-n, e cila është e angazhuar me promovimin e projekteve të saj muzikore të fundit. Fansat në Japoni presin me padurim rikthimin e këngëtares, e cila ka krijuar një lidhje të veçantë me audiencën aziatike gjatë viteve. Biletat për këto koncerte janë tashmë në shitje dhe pritet një interesim i lartë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Rikujtojmë se Rita dhe Taika Waititi janë shpesh mjaft të hapur me fansat për jetën e tyre private. Gjatë ‘after party-t’ pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr.”

Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. Rita, e cila ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur partnerin e saj për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”, tha se çifti kishte një “natë të këndshme” dhe e cilësoi mbrëmjen e ‘Emmy Awards’ si “një shfaqje të pabesueshme”. Ngjarja gjithashtu nxiti disa krijimtari për këmhëtaren e hitit “For You”.


Shtuar 25.09.2024 16:57