Rita Ora i bën dedikimin e veçantë të atit për ditëlindje

Babai i këngëtares me origjinë shqiptare Besnik Sahatçiu Ora, feston ditëlindjen e tij. Rita përveç një fotoje që ka shpërndarë në “Instastory”, i ka dedikuar babait edhe disa fjalë të ndjera.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Ti je më i miri dhe më frymëzuesi. Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për ne”, ka shkruar Rita.

Këngëtarja e famshme zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.


Shtuar 12.03.2024 11:30