Prezantuesja e çmimeve MTV, Rita Ora bëri një nderim tepër të ndjerë gjatë daljes së saj në skenë për mikun e saj, Liam Payne, i cili ndërroi jetë pak javë më parë teksa ra tragjikisht nga ballkoni i hotelit që po qëndronte në Argjentinë.
Rita Ora, e cila bëri duet me Payne në këngën “For You” në vitin 2018, u emocionua teksa foli për yllin e “One Direction” në fund të eventit.
Duke folur në skenë në MTV Europe Awards në Mançester, ajo e përshkroi Payne si një nga njerëzit më të sjellshëm që ajo ka njohur ndonjëherë.
“Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundej. Ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë në të cilën hyri dhe la një shenjë të tillë në botë”, tha ajo.