showbiz

Rikthim në “Big Brother VIP 3”/ Flet Drini Zeqo: Asnjëherë nuk i dihet, Vëllai Madh ka forma të…

Gazetari i njohur Drini Zeqo, ishte banori i parë që hapi dyert e “Big Brother VIP 3”, ku për arsye familjare, po i pari që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur nëse e mendon mundësinë e rikthimit në “reality shoë”, gazetari u përgjigj: “Nuk i dihet asnjëherë”.

“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra s anuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”.

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Drini tregoi se arsyeja e lënies së garës ishte motra e tij, personi për të cilin tha se e donte më shumë në jetë.

Moderatori tha se motra e tij vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kishte pasur nevojë për të.

“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që “Big Brother” ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të ecësh të kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra.

Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor.

Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vetë ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”, u shpreh gazetari i përlotur.

të fundit

Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…

55 minutes ago

Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…

58 minutes ago

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…

1 hour ago

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…

1 hour ago

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…

1 hour ago

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off”

Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…

2 hours ago