Aktorja dhe artistja Mariana Kondi, prej 9 vitesh nuk merr duartokitje në skenën e Teatrit Kombëtar. Artistja u hoq nga puna në kohën kur Mirela Kumbaro ishte ministre e kulturës. Kësaj të fundit, Mariana nuk ia kursen asnjëherë reagimet e ashpra dhe të drejtpërdrejta.
Arysen pse Mariana Kondi është hequr nga puna në Teatrin Kombëtar, nuk e di as vetë Mariana. Por më në fund, pas 9 vitesh ajo po rikthehet në Teatër në Dramën “Gjaku i Martirëve të Kombit”, shkruan Albeu.com.
Ky rikthimin e Marjanës në Teatër erdhi menjëherë pas ndërrimit të drejtorit të këtij institucioni, të cilit aktorja nuk ia ka përtuar disa kritika të mira.
“Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë. Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta. Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pash nëpër sallon, se ku i dihet njerëz jemi”, u shpreh Mariana.
Por mos kujtoni se shpëtojë edhe ish-ministrja, Mirela Kumbaro pa një thumb.
E pyetur nëse do t’i bënte një ftesë për të parë dramën që e rikthen në Teatër, Marjana u shpreh:
“E shkreta ajo, kam bindjen që nuk e kupton pjesën”, përfundoi Marjana Kondi./albeu.com/