Rike shpërthen në lot pas debatit me Gazin: Do më degjenerojë familjen, ja tregoj unë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një debat me tone të larta është transmetuar  mes banorëve të “Big Brother Vip 3”. Për të gjithë banorët çift, erdhën disa buqeta me lule nga partnerët/et e tyre jashtë shtëpisë.

Buqeta e Gazit solli të qeshura në shtëpi, shkak ngjyra e tyre. Lulet në ngjyrë kafë i’u dukën disa banorëve të tjerë si të pazakonta dhe qesharake.

Një ndër to ishte dhe Rike, e cila në fund përfundoi në një debat shumë të ashpër me Gazin.

“Do të ta degjeneroj surprizën, mbaje mend!”,– i thotë Gazi i prekur Rikes.

Kjo gjë e ka prekur akoma më shumë Riken e cila më pas ka shpërthyer në lot dhe është larguar në dhomën e gjumit.

“Hajde do e shohim ne degjenerimin. Çfarë domethënë do të degjeneroj surprizën? Do më degjeneroj familjen i bie? Se vetëm familja mund të më vijë këtu. Çfarë surprize mund të më vijë këtu, unë s’kam njeri tjetër. Po hajt se ja tregoj unë degjenerimin meqë do më degjeneroka surprizën!”.

 


Shtuar 15.02.2024 09:12