Rihana bëhet zyrtarisht imazhi i fushatës “Dior Secret Garden”

Këngëtarja e njohur Rihanna është pa dyshim vajza e artë e modës. Me ndihmën e stilistes së saj, Mel Ottenberg, Riri u ngjit shpejt në radhët e personazheve të famshëm më me stil.

Tani, megjithatë, duket se Rihanna është bërë muza e re e botës së bukurisë, pasi sapo u njoftua se ajo do të jetë imazhi i fushatës ‘Dior Secret Garden’ për aromën ikonë J’Adore Dior.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që mirëpresim Rihannën në familjen Dior. Ëndrra e saj e artë premton të jetë unike, duke reflektuar një aromë që është e pranishme për gratë dhe ruan shkëlqimin e saj. Talenti i jashtëzakonshëm, guximi dhe bukuria joshëse e këtij ylli absolut është mishërimi ideal i feminitetit verbues dhe të fuqishëm të Dior-it që kapërcen brezat. Christian Dior me siguri do ta donte atë” tha Véronique Courtois, CEO e Parfums Christian Dior.

Edhe pse ende nuk janë publikuar imazhet, këngëtarja ka marrë pjesë në një set fotografik të fotografit Steven Klein në Versajë. Një zëdhënës i brandit konfirmoi se Rihanna do të shfaqet në një film të shkurtër promovues ashtu edhe në reklama.


Shtuar 18.06.2024 16:34

Tags: ,