Ribashkimi me Keisin, Arbenita Ismajli thotë dy fjalë për Stresin: Një duartrokitje, u tregua burrë

Arkimed Lushaj – Stresi pak ditë më parë ka konfirmuar ribashkimin me tashmë partneren e tij, Keisin.

Lidhja e tyre ka qenë gjatë e komentuar nëpër media e shtypin rozë, me gjithë uljet e ngritjet.

Megjithatë, ata konfirmuan bashkimin dhe u shfaqën bashkë në një nga klipet e reperit shqiptar.

Ky rikthim ka emocionuar shumë nga të famshmit, të cilët kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, për shembullin e dhënë.

Ka qenë së fundmi modelja Arbenita Ismajli që ka përgëzuar artistin për këtë veprim.

“Një duartrokitje për Stresin u tregua shumë burrë”, ka qenë komenti që ka lënë në një nga postimet e Keisit.

Stresi së fundmi solli “Sa t’kam dasht” duke reflektuar në gjithë historinë e dashurisë së tyre.


Shtuar 12.05.2025 19:42