Rezart Veleshnja thumbon Ermal Mamaqin: Të paguan shumë ai, 200 Euro për një rol”

Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë”, bëri një postim në InstaStory, që nga shumë u mor edhe si shaka, teksa i drejtohej Mamaqit me fjalët: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”.

Më vone, teksa ka qenë i ftuar në podcastin “Albanian Youtubers”, Rezart Veleshnja ka folur për karrierën dhe eksperiencat e tij, dhe ndër të tjera ironizoi producentin Ermal Mamaqi duke thënë: “Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Ermali dhe ndoshta nuk do të ketë, megjithatë mund të themi që nga Rezarti presim të tjera “thumba”. /kryefjala/


Shtuar 30.12.2023 14:35