Rezart Veleshnja bullizon këngëtaren në BBVK3: Më kujton Fifin e shëndoshë

Nuk kanë kaluar 24 orë nga nisja e “BBVK” dhe banorët janë përfshirë shpesh në debate.
Mirëpo situata më e agravuar ka qenë ajo mes Rezartit dhe Gresës.

Në një video që tashmë është bërë virale, aktori dëgjohet teksa ofendon Gresën për kilet e tepërta.

Madje një moment ai e krahason me këngëtaren Fifi.

“Kjo është e pa edukume fare kjo goca e shëndoshë. Më kujton Fifin kur ishte e shëndetshme dhe u dobësua dhe nuk ishte si ty. Kjo është e sëmurë“, thotë ai ndër të tjera.

Aktori rrezikon të dënohet ose të skualifikohet nga gara pas këtyre fjalëve. Pritet reagimi nga produksioni.


Shtuar 19.10.2024 21:43