Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli, teksa ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati.
E shumë komentuar nëse ka kryer marrëdhënie s*ksuale me Meritonin gjatë qëndrimit të tyre në “BBV”, ajo zgjodhi të tregojë të vërtetën.
“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e s*ksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në “Big Brother” nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë”, tregoi ajo.
Përsa i përket videos virale që është përhapur në rrjet ku shfaqet së bashku me Meritonin poshtë jorganit, ku të gjithë dyshuan se ata mund të kenë kryer marrëdhënie, ajo u shpreh: “Ishte një moment realisht. Këtë po e them ekskluzivisht për ju. Ishte një moment që ishte përpara Prime-t dhe krevati i cili ishte i ndarë, pra ishin dy tekë, u hap në një moment dhe rashë unë. Rashë dhe i them ‘Shpirt rashë, shiko Titaniku po përsëritet’. Edhe më tha ‘Unë nuk të lë do të mbytem me ty”. Dhe ra edhe ai sipër. Kur ra filluam të putheshim. Ne u mbytëm, u puthëm dhe kaq. Kjo ishte e vërteta e kësaj”.