Reperi shqiptar ndahet nga gruaja?

Reperi i njohur Buta po kalon një periudhë shumë të suksesshme në karrierë, me projekte muzikore që janë pritur mirë nga publiku. Por, duket se pas kësaj periudhe intensive në skenë, fshihen disa sfida në jetën e tij personale.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se marrëdhënia mes Butës dhe partneres së tij Fjolla, me të cilën ndan edhe një vajzë, nuk është në gjendjen më të mirë. Të njëjtat burime, që kanë preferuar të mbeten anonimë, flasin për një krizë që ka prekur çiftin, një gjë që mund të vërehet edhe në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht mbi situatën.


Shtuar 3.05.2025 22:45