Reperi shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë!

Reperi i njohur shqiptar Lazy dhe partnerja e tij, modelja e njohur Amina Shehu, kanë ndarë me publikun një lajm të bukur e emocionues: ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti e bëri publik këtë moment të veçantë përmes një postimi në Instagram, ku zbuluan se së shpejti familja e tyre do të zgjerohet edhe më shumë. Ata kanë treguar se do të bëhen sërish prindër të një djali, duke i sjellë edhe më shumë gëzim e bekim familjes së tyre te vogel.
Njoftimi i Amines dhe Lazyt, është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e reperit dhe ndjekësit e Aminës, të cilët kanë nisur të dërgojnë urime, mesazhe dashurie dhe bekime për çiftin. Edhe miqtë e afërt të tyre nuk kanë munguar me komentet e ngrohta, duke e cilësuar këtë lajm si një bekim të madh.

Lazy dhe Amina, të cilët prej kohësh kanë ndërtuar një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme, tashmë po përgatiten për të hyrë në një kapitull të ri të jetës së tyre familjare. Me ardhjen e fëmijës së dytë, dyshja do të kenë mundësinë të ndajnë edhe më shumë dashuri, kujtime dhe momente të çmuara në familje.

Shume urime per ciftin!


Shtuar 30.09.2025 13:53

Tags: ,