Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur Mozzik, është arrestuar në aeroportin e Prishtinës. IndeksOnline raporton se Mozzik është arrestuar, pasi ka hyrë në Kosovë me dy ora të shtrenja.

Në rrjetet sociale ditën e djeshmee, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant.

Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

 

 

IndeksOnline bën të ditur se Mozzik i ka borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.

Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të ardhurave të tij me të cilat e ka blerë orën. Prokurori pritet që se shpejti të marr një vendim të ri pas ndalimit të reperit.


Shtuar 17.09.2025 08:48