Reagon Ledion Liço pasi Xum Allushi i përmendi ‘ndarjen’ nga Sara Hoxha dhe e thumboi publikisht

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ka bërë një reagim të tërthortë në rrjetet sociale, pasi ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, e thumboi publikisht duke iu referuar zërave për një krizë të mundshme mes tij dhe Sara Hoxhës.

Kohët e fundit, vëmendja e medias u përqendrua te ish-banori Xum Allushi, i cili e ktheu ironinë e Ledionit (për “proteinat”) me një koment publik:

“Më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?” – duke iu referuar zërave për një ndarje të mundshme mes moderatorit dhe Sara Hoxhës.

Pas këtij thumbi, Ledion Liço ka shpërndarë një fotografi në InstaStory me një thënie të shkrimtarit Mark Twain, e cila shihet si përgjigje ndaj situatës së krijuar.

Në thënie, e ilustruar me foton e një qeni, shkruhet: “Nëse ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”

Ky postim, edhe pse vjen pa një adresim të drejtpërdrejtë, interpretohet si një mënyrë elegante e moderatorit për t’iu përgjigjur atyre që e kanë sulmuar dhe kritikuar në rrjet, duke përfshirë ironinë e fundit nga Xum Allushi.


Shtuar 10.10.2025 23:08

Tags: ,