Raporti i Mateos dhe Brikenës, motra e banorit tregon si e shohin familjarët

Motra e Mateo Borrit, Kejsi Borri, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on Air”, ku foli për lojën e vëllait të saj dhe marrëdhënien që ai ka krijuar me Brikenën.

Ajo ndau edhe te mendimet e familjes për këtë raport, duke theksuar se babai i saj nuk e ka përdorur ende fjalën “nuse” për Brikenën, por e sheh pozitivisht atë.

Të lidhura

None found

“Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë,” tha ajo.

Ndër të tjera, Kejsi u pyet nëse babai i saj është dakord me ndërhyrjet që Mateo bën lidhur me mënyrën se si vishet Brikena brenda shtëpisë.

Kejsi u përgjigj duke treguar stilin e edukimit në familje: “Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. Ta thotë me lezet që ti t’a marrësh në konsideratë.”

Kejsi theksoi se pëlqimi i Mateos për Brikenën është i dukshëm, por marrëdhënia e tyre mbetet ende e njohur për publikun vetëm përmes ekranit.


Shtuar 4.04.2026 16:18

Tags: ,