Qëlloi për vdekje kineasten e tij gjatë xhirimeve, aktori hollivudian akuzohet për vrasje të pavullnetshme

Aktori me famë botërore Alec Baldwin është akuzuar për vrasje të pavullnetshme nga një juri e madhe në New Mexico, më shumë se dy vjet pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij Rust.

aldwin akuzohet për vrasje të pavullnetshme për shkak të përdorimit të pakujdesshëm të armës së zjarrit dhe mospërfillje të sigurisë së të tjerëve.

Nëse shpallet fajtor, Baldwin mund të përballet me 18 muaj burg. Akuzat e mëparshme, të ngritura nga prokurorët, u hodhën poshtë në prill të vitit të kaluar.

Gloria Allred, avokatja e prindërve dhe motrës së Halyna, tha në një deklaratë: “Klientët tanë kanë kërkuar gjithmonë të vërtetën për atë që ndodhi në ditën kur Halyna Hutchins u qëllua dhe u vra tragjikisht më 21 tetor 2021”.


Shtuar 19.01.2024 22:48