“Putin” në festivalin e Venecias/ Roberts, Clooney, Stone dhe Law, mes yjeve pjesëmarrës këtë vit

Julia Roberts, George Clooney dhe Emma Stone janë disa nga yjet e kinematografisë botërore që do e ecin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia të Italisë që do të mbahet 27 gushti deri më 6 shtator.

Jude Law do vijë në ekranin e madh në rolin e Vladimir Putinit, në filmin “Magjistari i Kremlinit” i cili përqendrohet në ngritjen e presidentit rus!

Historia tregohet nga perspektiva e një këshilltari fiktiv.

Noah Baumbach do të prezantojë komedinë e tij “Jay Kelly”, e cila shënon një tjetër bashkëpunim me gruan e tij, regjisoren e “Barbie” Greta Gerëig. Mes aktorëve janë Clooney, Adam Sandler dhe Laura Dern.

Filmi i ri i Jarmusch “Father Mother Sister Brother” paraqet Cate Blanchett, Tom Ëaits, Adam Driver, Charlotte Rampling dhe Vicky Krieps.

Emma Stone luan në “Bugonia”, një histori e re fantastiko-shkencore që shfaqet në garë.

Aktori dhe regjisori Benny Safdie do të shfaqë premierën e filmit “The Smashing Machine”, një biografi për luftëtarin e arteve marciale të përziera Mark Kerr, me protagonistë Dëayne Johnson dhe Emily Blunt.

Regjisorët Park Chan-ëook dhe François Ozon janë gjithashtu në garë për “Luanin e Artë” me filmat e tyre të fundit.

Festivali do të hapet me “La Grazia”, filmin më të fundit nga Paolo Sorrentino, i cili është gjithashtu në garë – ndryshe nga vepra e re e kolegut të tij regjisor italian, Luca Guadagnino.

Trilleri i ri i Guadagnino-s “After the Hunt” përqendrohet në çështjen e ngacmimit seksual dhe ka në role kryesore Julia Roberts dhe Andreë Garfield.

Roberts luan rolin e një profesoreshë kolegji të zënë në mes të një skandali.

Një total prej 21 filmash do të konkurrojnë për çmimin kryesor, “Luanin e Artë”, konfirmoi drejtori I festivalit.

Programi përfshin regjisorët e njohur Jim Jarmusch, Guillermo del Toro dhe Yorgos Lanthimos.


Shtuar 23.07.2025 18:08