Si erdhi fundi i martesës së Princ Lekës me Elia Zaharian dhe konfliktet mes tyre

Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka qenë padyshim kryefjala e shtypit rozë në muajt e fundit. Pas një historie dashurie të denjë për përralla, çifti i dha fund pas 15 vitesh, duke lënë pas shumë aludime, rreth arsyeve që i çuan në këtë divorc. Por teksa për mediat kjo histori doli në pah, muajt e fundit, dyshja duket se i kishte dhënë fund rreth 1 vit më parë.

Tashmë, Princ Leka ka rinisur një tjetër histori dashurie, duke lënë pas raportin me Elian. Një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpesh herë nën shoqërinë e Princit. E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë.

“Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografia, e cila duket se kështu ka konfirmuar këtë romancë të re në showbizzin tonë.

Historia mes tyre duket mëse e konsoliduar, teksa tashmë çifti, ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht, kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë së bashku. Kanë qenë disa foto paparacë, që kanë sjellë për herë të parë imazhet e tyre së bashku. Leka dhe Blerta janë kapur “mat” në aeroportin e Budapestit, ku edhe kanë zgjedhur që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm.

Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshin t’u shpëtonin syve të kureshtarëve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethemeve për ta. Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi foto me nënën, babain dhe vëllain e saj, ku natyrisht bashkë me ta ishte edhe Geraldina e vogël.

Ndërkohë në rrjetet e tij sociale, Leka nuk preferoi të publikonte foto për të zbuluar se ku do t’i kalonte këto ditë festash. Arsyeja ishte pikërisht arratisja romantike me partneren e tij të re. Blerta prej vitesh është pjesë e aktiviteteve, por me rolin e saj si fotografe, mjaftojmë të kujtojmë këtu se ajo ka qenë një nga fotografet e Partisë Demokratike.

Megjithatë, këtë herë, ajo është shndërruar në personazhin më të ndjekur, duke fituar një vëmendje të madhe, pasi historia e saj e dashurisë me Princ Lekës u bë publike. Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së vitittë kaluar.

Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë. Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia e Blertën.

Raporti i saj me Princin, ka nisur vetëm disa kohë më parë, kur martesa e tyre kishte mbërritur tashmë në fund. Ndërkohë, Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj. Por prej disa javësh tashmë, Geraldina nuk është më në shtëpinë e babait të saj, ku herë pas here rikthehet për të qëndruar edhe me Princ Lekën.

Sa i përket Lekës, ai ka vendosur që mos të reagojë deri më tani, duke vijuar me detyrat e tij, pa përmendur për asnjë moment divorcin me bashkëshorten e tij. Megjithatë, duket se gjithçka do të bëhet me marrëveshje. Ku ndonëse çifti është ndarë pas disa konfliktesh të vazhdueshme, kanë vendosur që tani e tutje të kenë një raport të mirë si prindër të Geraldinës dhe ndarja mes tyre të bëhet në mënyrë paqësore, si një familjeje mbretërore i ka hije.

Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskretë sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15-vjeçare, duke folur shumë rrallë. Por ka qenë i vëllai i Elias, Amos që ka zbuluar kohë më parë, disa detaje nga takimi i tyre. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat.

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por, është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori.

Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharinë në një ceremoni luksoze. Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj para ceremonisë. Në dasmë morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha bota, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Nga kjo martesë ato janë bërë prindër të Geraldinës, e cila ka trashëguar emrin e Mbretëreshës shqiptare.